Loading...

STUDIM – Anatomia e trurit të njeriut është e ndryshme ashtu si gjurmët e gishtërinjve

Anatomia e trurit të çdo njeriu është unike si gjurmët e gishtërinjve, sipas një studimi.

Sipas një lajmi të “Science Daily”, në studimin e bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Zyrihut, thuhet se faktorët gjenetikë dhe përvojat e jetës individuale zbuluan se truri i njeriut është i ndryshëm.

Në studimin e zhvilluar, nën drejtimin e Lutz Jancke, trutë e 191 pjesëmarrësve të moshuar dhe të shëndetshëm gjatë dy viteve janë ekzaminuar tre herë me MRI (Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike).

Shkencëtarët kanë vlerësuar mbi 450 veçori anatomike në mesin e të cilëve vëllimi i trurit, trashësia e korteksit dhe dendësia e lëndës me ngjyrë gri dhe të bardhë, kanë identifikuar karakteristika specifike të anatomisë së trurit tek secili pjesëmarrës.

Jancke tha se në hulumtimin e bërë kanë arritur të konfirmojnë se struktura e trurit të njerëzve është shumë individuale./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com