Loading...

Ideja gjeniale e dy shqiptarëve merr fund, në serat e domateve u zbulohen… (foto)

Dy të rinj shqiptarë, Andi Sina, 36 dhe Enio Toska, 18 vjecc, janë arrestuar në Itali bashkë me dy rumune. Kjo pasi ata akuzohen se kultivoin marijuanë në serat me domate. Mediat italiane shkruajnë sot se ne pranga u vune Andi Sina, pronari i biznesit dhe Enio Toska, qe punonte bashke me te.

Sera me domate ishte ne Ragusa, ku kultivohej drogë mes rreshtave të domateve. Sipas policise, bimët në serën ku kultivohej droga arrinin deri në dy metra lartësi dhe u zbulua gjatë një kontrolli të rastësishëm të një agjencie agrokulturore.

Ne pranga u vune edhe dy rumunët M.A.L., 37 vjeç dhe A.E., 18 vjeç. Pas kontrollit ne sere policia kontrolloi edhe banesen ku rrinin te ndaluarit. Si prove materiale u sekuestruan 10 gramë kokainë të fshehur në një aparat fotografik në dhomën e gjumit, dy peshore elektronike dhe 18 fishekë pistolete. Ata akuzohen edhe per vjedhje te energjise elektrike, qe e perdornin gjate procesit te kultivimit te lendes narkotike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com