Loading...

Çfarë ndodhi në mitingun e PD-së?! 12 persona përfundojnë në spital.

[sgmb id=”1″]

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, 12 persona, të gjithë pjesëmarrës në aktivitetin që Partia Demokratike pati pasditen e djeshme për çeljen e fushatës elektorale, kanë shkuar në spital me djegie dhe probleme në sy.

Express mëson se personat që kanë hasur shqetësime kanë shkuar tek Spitali Francez pranë QSUT-së, ku kanë marrë  ndihmë mjekësore. Ata mësohet të kenë deklaruar se kanë qenë të gjithë pjesëmarrës në aktivitetin që PD mbajti në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe dyshohet që problemet në sy t’i jenë shfaqur nga lëndë tymuese që mund të jenë përdorur në mitingun e fushatës. 

Express mëson se grupmosha e personave që kanë shfaqur shqetësime në sy dhe kanë pasur djegie të lehtë që i ka sjllë atyre lotim të syrit, janë nga 25-45 vjeç. 

Pritet të mësohet nëse në mesin e tyre ka edhe përfaqësues politikë të Partisë Demokratike, apo nëse bëhet fjalë vetëm për qytetarë që i janë bashkuar aktivitetit të çeljes së fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit 2017. 

Nga Policia e Tiranës kanë nisur hetimet për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në mitigun e PD-së që solli probleme shëndetësore tek qytetarët. 

Ndërkohë për të parë nga afër gjendjen e tyre ka shkuar në spital edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com