Vaji i kokosit është një rigjenerues i mrekullueshëm për fytyrën. Ai përthithet shpejt dhe nuk është i yndyrshëm. Në temperaturë ambienti ai është i ngurtë, por kur bie në kontakt me duart shkrihet menjëherë. Para se të bini në shtrat, lani fytyrën dhe në lëkurë gjysmë të lagësht, aplikoni vajin. Lëreni të veprojë për 5 minuta, dhe pastaj fshini atë që ka mbetur në sipërfaqe.
Për zonën rreth syve, përdorni vetëm pak pika dhe ato, do t’ju ndihmojnë të parandaloni rrudhat. Duke vepruar gjatë natës, do të vëreni se në mëngjes do të zgjoheni të freskëta.
Një sasi e vogël e vajit të kokosit ju ndihmon të zbutni e të hiqni grimin më lehtësisht. Fshini butësisht lëkurën me vaj kokosi, duke e aplikuar me lëvizje në formë rrethore. Për të hequr mbetjet e tij, përdorni pambuk dhe kjo metodë natyrale nuk do t’jua irritojë lëkurën, – shkruan Living. Pas dushit, aplikoni vaj kokosi në të gjithë trupin. Ai do t’jua zbutë lëkurën dhe do ta bëjë atë më të freskët. Përzieni sasi të barabarta vaj kokosi dhe sodë buke, pastaj shtoni disa pika vaj esencial menteje. Në këtë mënyrë, keni përftuar një pastë dhëmbësh në kushte shtëpie.
Buzët mund të plasariten në çdo sezon. Vetitë kurative të vajit të kokosit ndihmojnë në ushqyerjen e tyre, sigurojnë një mbrojtje nga rrezet e diellit dhe më e rëndësishmja, është i sigurt për t’u konsumuar.
Në një tigan që nuk ngjit, hidhni 2 lugë vaj kokosi, 2 lugë dyllë të pastër dhe 1 lugë gjelle gjalpë Karite. Ngrohini përbërësit derisa të shkrihen dhe masën e përftuar ruajeni në një enë qelqi. Më pas, vendoseni në ngrirje për 6 orë e në fund, është gati për ta përdorur. Vaji i kokosit është një mbrojtës natyror dhe ilaç kundër djegieve nga dielli. Vaji i kokosit është qetësues. Pasurojeni atë duke shtuar disa pika vaj livande dhe vaj mente për të kuruar ftohjet apo ngërçet muskulore ose edhe për të bërë masazh.
Përdoreni në formë maske për flokët dhe ata do të jenë shumë më të shëndetshëm. Për një pastrim sa më të thellë të fytyrës apo trupit dhe për të hequr qelizat e vdekura prej saj, kombinojeni vajin me sheqer kokosi apo kafe oarganike. Nëse fëmija juaj ka skuqje, vendosini pak vaj kokosi rreth zonës së prekur për të shmangur ënjtjen, kruajtjen apo djegien.