Në vitin 2015, Carl Sabatino shkoi për të vizituar hallën e tij në shtratin e vdekjes për t’i thënë lamtumirë. Megjithatë, takimi nuk ishte sikur Carl kishte imagjinuar. Halla, që po vdiste, i kërkoi Carl-it për të bërë diçka pak “të veçantë”: Ai duhej të kërkonte makinën e saj të vjetër qepëse, e të shikonte çfarë ishte e fshehur poshtë saj për vite me rradhë.
Carl Sabatino bëri siç i kërkoi halla e tij dhe shikoi atë që ishte fshehur nën makinën e vjetër. Por ai nuk ishte absolutisht i përgatitur për atë që me të vërtetë do të gjente nën këtë mjet të vjetër.
Halla e Carl Sabatino-s ruante një sekret të madh. Para se të vdiste, ajo donte ta ndante këtë sekret me nipin e saj, në mënyrë që ai të mos humbiste me vdekjen e saj. Kjo zonjë e vjetër kishte fshehur diçka shumë të rëndësishme në makinën e saj të qepjes …
Carl zbuloi sekretin e pabesueshëm: Një pikturë ishte e fshehur brenda.
Mesa duket halla e Carl e bleu pikturën në Londër shumë vite më parë dhe çmimi i blerjes në atë kohë ishte vetëm 30 dollarë. Por piktura ishte më e vlefshme. Halla, e cila kishte menduar për vlerën e pikturës, e mbajti atë në një vend të sigurt dhe kurrë nuk ia kishte treguar atë askujt. Dhe cili vend mund të ishte më i mirë se makina e sa qepëse? Piktura ishte vepër e një piktori të famshëm që e njeh gjithë bota.
Vlera e saj vlerësohet në mes 25 dhe 35 milionë dollarë, ishte një pikturë e Pablo Picasso.
Ekziston tashmë një pikturë e Picasso-s me të njëjtën temë në muzeun e Clevelandit. Sipas ekspertëve, Pablo Picasso donte të provonte teknika të ndryshme pikture dhe prandaj pikturonte dy piktura identike.
Ne e kuptojmë pse Carl ishte i impresionuar kur gjeti pikturën. /Përshtati: ShkodraNews