Qofte shumë të shijshme dhe një ide shumë e mirë, për t’i bërë fëmijët të hanë perimet.
Përbërësit: 500 gr brokoli, 250 gr patate, 1 kokërr qepë e kuqe, 70 gr djathë parmigiano, 1 tufë majdanoz, kripë.
Përgatitja: Fillimisht pastrojmë brokolin duke marrë vetëm lulet, pa pjesën e fortë të tij. E kalojmë në avull ose në zjarr për 3 minuta.
Më pas i kalojmë në mikser. Ndërkohë kemi vënë të ziejë një kokërr patate, të cilën më pas e bëjmë pure në një tas.
Bashkojmë purenë e patates me purenë e brokolit. Grijmë hollë një kokërr qepë dhe e bashkojmë me purenë e patates dhe brokolit. I shtojmë masës djathin kaçkavall të grirë, majdanoz dhe pak kripë. Me brumin e përftuar formojmë qofte të vogla dhe i vendosim në një tavë, ku kemi shtruar letër pjekjeje.
Nëse brumi rezulton shumë i butë, i shtojmë përsëri djathë të grirë dhe nëse rezulton i fortë i shtojmë një deri në dy lugë gjelle qumësht. I vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 10 minuta.