Loading...

Orikum, pushuesit alarmojnë policinë për vjedhjen e breshkës por Hysolakoj zbardh të vërtetën!

Qytetarët kanë alarmuar policinë për vjedhjen e një breshke në Orikum, sapo kishte dalë nga deti. Qytetarët kanë thënë se kanë qenë disa persona që lëviznin me një makinë me targë 7392b, që kanë marrë breshkën dhe janë larguar, duke njoftuar menjëherë policinë.

Lidhur me ngjarjen, Report Tv kontaktoi Përgjegjësin e Monitorimit për Zonat e Mbrojtura në Vlorë, Nexhip Hysolakoj, i cili sqaroi se breshka ishte lëshuar në det ditën e djeshme dhe sot ishte rikthyer në breg.

Sipas tij, një specialist i Qendrës së Zonave të Mbrojtura ka shkuar me makinë private për ta marrë, e kjo ka krijuar konfuzion te qytetarët, të cilët kanë njoftuar policinë me dyshimin se kemi të bëjmë me një vjedhje, por gjithçka është sqaruar. Hysolakoj pohoi se breshka aktualisht është në Qendrën e Riaftësimit të Breshkave detare në Radhimë nën kujdesin e specialistëve.

Ndonëse ka qenë një alarm fals i qytetarëve, është për t’u vlerësuar sensibilizimi i tyre në mbrojtje të kafshëve. Lajmi për vjedhjen e breshkës u bë i ditur nga gazetari Fatos Mahmutaj, përmes një statusi në ‘Facebook’, i cili ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes, madje ka fiksuar dhe targën e makinës që ka marrë kafshën.

Beni diçka urgjent. Kjo breshke sapo doli ne Orikum dhe u vodh nga nje makine me targe 7392b. Beni diçka te ndalohen hajdutet. Percilljani policise se Vlores. Urgjent.

Gazetari Fatos Mahmutaj

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com