Loading...

11 korrik Dita Botërore e Popullsisë

Më 11 korrik të çdo viti, organizohet Dita Botërore e Popullsisë.

Qëllimi i kësaj dite është që të fokusohet vëmendja e gjithë botës në rëndësinë e çështjeve të popullsisë. Ideja për këtë ditë lindi kur popullsia e botës arriti në 5 miliardë.
Fokusi i Ditës Botërore të Popullsisë për vitin 2018 është: “Planifikimi familjar është një e drejtë njerëzore”

Planifikimi Familjar

Viti 2018 shënon 50-vjetorin e një konference që u përqendrua në planifikimin familjar. Në vitin 1968 u mbajt Konferenca Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Për herë të parë, planifikimi familjar u konfirmua si një e drejtë njerëzore. Deklarata e Teheranit, e miratuar gjatë konferencës thotë se, është një e drejtë themelore e prindërve që të vendosin për numrin e fëmijëve dhe intervalin kohor midis tyre.

Miliona gra, në nivel global, ende nuk përfitojnë qasje në metoda të sigurta dhe efektive të planifikimit familjar. Kjo është arsyeja pse është zgjedhur kjo temë si fokus për vitin 2018.

Sigurimi i një planifikimi të sigurt dhe efektiv i familjes, është një e drejtë themelore e njeriut dhe duhet të jetë një zgjedhje vullnetare, ku në themel duhet të ketë barazinë gjinore.

Sfondi
Vlerësimet aktuale tregojnë se, afërsisht 83 milionë njerëz janë shtesa vjetore në popullsinë e botës. Edhe duke supozuar se nivelet e lindjeve do të vazhdojnë të bien, popullsia globale pritet të arrijë në 8.6 miliardë në vitin 2030, në 9.8 miliardë në vitin 2050 dhe 11.2 miliardë në vitin 2100 sipas projeksionit të mesëm.

UNFPA punon për të mbështetur planifikimin familjar duke siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të kontraceptivëve cilësorë; forcuar sistemet shëndetësore kombëtare; promovuar politika që mbështesin planifikimin familjar; dhe duke mbledhur të dhëna për të mbështetur këtë iniciativë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me UNFPA-në siguron lidership global në rritjen e qasjes në planifikimin familjar, duke mbledhur partnerë dhe duke përfshirë qeveritë për të zhvilluar dëshmi dhe politika, si dhe duke ofruar ndihmë programore, teknike dhe financiare për politikat kombëtare në të gjithë vendin./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com