Tentojnë të japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të 7 shtetasve të vendeve të treta, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.
Nga specialistët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, u arrestuan në flagrancë dy shtetas.
Këta shtetas, u kapën duke tentuar që në bashkëpunim me njëri – tjetrin, t’u japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 7 shtetasve të vendeve të treta, të cilët u konstatuan brenda një tuneli tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.
Materialet proçedurale në ngarkim të të dy shtetasve, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit ” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 298/2 – 25 i Kodit Penal./atsh