[sgmb id=”1″]
Dhjetra qytetarë, pjesmarrës në mitingun e PD i janë drejtuar mbrëmë dhe sot në orët e para të ditës QSUT Nënë Tereza dhe Spitaleve te tjera me probleme në sy.
Një pjesë e tyre kanë probleme me shikimin ndërkohë që shfaqin shenja të enjtjes dhe skuqjes. Për të marë ndihmën e parë ka shkuar në spital dhe kryetari i PD Lulzim Basha, shkruan opinion.al
Në këto momente ka ende qytetarë qe presin të marrin ndihmën e parë dhe të tjerë që janë rikthyer për shkak të problemeve.
Mjekësia ligjore ka nisur marrjen e provave ndërsa paraprakisht mendohet se një lloj pluhuri mund të ketë qenë shkak për këto probleme. Në spital ndodhen për momentin disa ministra dhe përfaqsues të lartë të policisë që ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë./opinion.al