A e dini se agjencia amerikane e Inteligjences, CIA e sheh kontinentin evropian shumë të ndryshëm nga ai që është sot?
Sipas nje studimi bere edhe me agjencine Stratfor, parashikohen ndryshime te medha ne te ardhmen e afërt, teksa Evropa parashikohet te jete e ndarë në tri pjesë: “e ri”, “e vjetër” dhe “ortodokse”, shkruan B92, media e njohur serbe.
Sipas CIA-s, deri në vitin 2020 do të ketë një bllok perëndimor, te quajtur “Evropa e Vjetër”, te përbërë nga Gjermania, Franca, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Portugalia, Italia, Suedia, Norvegjia, Finlanda;
“Evropa e Re” do të përfshinte Letoninë, Lituaninë, Estoninë, Poloninë, Hungarinë, Republikën Çeke, Sllovakinë, Slloveninë dhe Kroacinë – dhe këto do të formonin bastionin kryesor ushtarak të Amerikës në Evropë.
Një dekadë më parë, CIA parashikoi gjithashtu se Evropa do të përballet me një krizë të madhe, duke e bërë të vështirë që vendet e Ballkanit të bashkohen me BE.
Për këtë arsye, parashikimi edhe në atë kohë ishte se Serbia, së bashku me Greqinë, Bullgarinë, Maqedoninë dhe Rumaninë do të formonin “Grupin Ortodoks” – që do të përfshinte edhe Bosnje-Hercegovinën dhe Shqipërinë, si dhe Kosovën.
Ndërkohë në “Zonën Katolike” vendet e Evropës Lindore do të ishin nën patronazhin e SHBA, parashikoi CIA.