Loading...

Ndizen tensionet mes dy shteteve të mëdha. Çfarë po ndodh kështu?

Mediat greke shkruajne sot se Athina ka vendosur të dëbojë dy diplomate ruse dhe te ndaloje hyrjen e dy te tjereve, të akuzuar se kishin cenuar sigurine kombetare, ne tenative te merrnin informacuione duke blere zyrtare vendas.

Qeveria greke nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt raporteve, por zëdhënësi i saj tha se nuk do të toleronte ndonjë sjellje që shkel ligjin ndërkombëtar. Asnjëra prej këtyre raporteve nuk tha nëse dëbimet kishin ndodhur, megjithëse zëdhënësi grek sugjeroi se një veprim i tillë ishte marrë./korrieri

Gazeta Kathimerini e Greqisë tha se autoritetet e Athinës urdhëruan dëbimet pas përpjekjeve të dyshuara nga diplomatët rusë për të minuar një marrëveshje që Greqia ndërmori me ish-republikën jugosllave të Maqedonisë muajin e kaluar.

Por edhe Rusia do të dëbojë dy diplomatë grekë në përgjigje të vendimit të Athinës, raporton agjensia ruse e lajmeve RIA të mërkurën, duke cituar një ligjvënës të lartë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com