Rreth 1500 euro janë vjedhur në maternitetin e Fierit.
Vjedhjen e ka denoncuar një punonjëse e cila ka njoftuar edhe policinë. Këta të fundit kanë mbërritur aty dhe kanë nisur hetimet.
Denoncimi është bërë në redaksinë e SYRI.net nga qytetarët që kanë qenë të pranishëm aty.Policia mësohet se ka shoqëruar në komisariat 4 infermiere që punonin aty.
Nga ana e policisë nuk është dhënë ende asnjë informacion për vjedhjen e ndodhur në ambientet e maternitetit.