[sgmb id=”1″]
Big Brother ka nisur spektaklin sot me dhënien e dënimit ndaj banorëve.
Olsi, Danjeli dhe Donaldi kanë imituar personat me aftësi të kufizuara. Ky veprim ka irrituar gjithë publikun. Madje njoftimi që do të dënoheshin të gjithë, jo vetëm imituesit ka bërë që shtëpia të shpërthejë në ofendime.
Dënimi që do të marrin sot banorët do i përndjekë deri në fund të spektaklit. 50 % e buxhetit do të shkojë në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara.
Buxheti do të vendoset në bazë të provave javore. Nëse ata mundin të fitojnë vetëm 50% atëherë do të mbeten vetëm me 25 % të buxhetit.