Argjentinasi Diego Armando Maradona ka folur sërish për Botërorin e Rusisë. Ai akuzon mafian e futbollit përzierjen etnike në ekipe. Argjentinasi ka parasysh numrin e madh të lojtarëve me origjinë afrikane në ekipet e Francës, Anglisë dhe Belgjikës.
“Mbi 70% e Francës përbëhet nga emigrantë, ndërsa Anglia dhe Belgjika kanë përqindje thuajse të ngjashme. Janë djem që jetojnë të disavantazhuar dhe tërhiqen nga 4 vakte në ditë e mundësia për t’u vënë në provë.
Trafiku i futbollistëve është diçka e tmerrshme dhe ka kapur nivele të pabesueshme. Nuk ka dyshim se në këtë Botëror kemi emigrantë më shumë sesa kurrë”, tha Diego Armando Maradona në programin e tij. Fjalët e tij shkaktojnë gjithmonë zhrumë./Pamfleti