Loading...

Atentati në Vlorë, Artan Hoxha: Kishte një detaj që e dallon nga të gjithë vrasjet e tjera!

[sgmb id=”1″]

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar vrasjen e dyfishtë të ndodhur para pak ditësh në një lokal në qytetin e Vlorës, ku mbeti i vrarë me breshëri automatiku drejtori i OSHEE në Vlorë, Roland Saliu si dhe biznesmeni Erven Hyseni.
I ftuar në News24 në emisionin “Kjo javë”, gazetari tha se ngjarja kishte një detaj që bënte diferencën me rastet e tjera të atentateve, që ishte pikërisht egërsia me të cilën u kryen vrasjet.

Në çfarë pike janë hetimet?

Në fakt ngjarja është e rëndë edhe për shkak të viktimave dhe për atë se çfarë ata përfaqësonin. Ngjarja ka ndodhur në një zonë që konsiderohet si një zonë e sigurtë. Detaji që bën diferencen është egërsia që është kryer vrasja. Ata janë treguar të kujdesshëm mos vrasin njerëz të tjerë, por çështje fati që nuk ka pasur viktima të tjera.

Kur kallashnikovi përdoret në ambientet të tilla mund të shkaktojë viktima edhe 100 metra larg. Kjo e bën ngjarjen tronditëse. Pra janë një sërë elementesh që të bën të mendosh se kjo është një ngjarje e rëndë.

Kur flisni për egërsi çfarë keni parasysh?

Pse quaj egërsi? Nga rezultatet e tanishme rezulton se autorët kanë përdorur armë të fuqishme. Autorët kanë qëlluar me kallashnikov dhe kanë goditur 5 herë objektivin dhe 1 herë drejtorin e OSHEE. Objektivi dyshohet të jetë Erven Hyseni. Ai ka qenë me një person tjetër para atentatit dhe pastaj pranë tij është ulur drejtori i OSHEE. Ekspertët nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë. Janë gjetur 6 predha

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com