Një 25-vjeçare është shpëtuar nga roja bregdetare në qytetin e Vlorës.
E reja ishte duke u larë në det në momentin kur është vënë re nga roja bregdetare se ishte duke u mbytur. Vajzës iu dha ndihma e parë nga roja bregdetare, dhe më pas u shoqërua në spital. Report Tv ka mësuar se vajza vuan nga epilepsia.
Roja bregdetare ka thënë se një tjetër problem shqetësues është monitorimi i plazheve të Vlorës, që nuk është prezent as këtë sezon.
“E pamë në gjendje jo të mirë dhe iu afruam menjëherë që bëmë shpëtimin e saj. Nuk e dinim nëse ishte sëmurë, por pamë gjendjen jo të mirë. E nxorrëm në breg dhe i dhamë ndihmën e parë, deri në ardhjen e ambulancës. Plazhet e Vlorës nuk janë pajisur akoma me roje bregdetare.”-sqaron roja.
Mësohet se gjendja e 25-vjeçares është e stabilizuar, dhe e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën./lexo.al