Loading...

Monika, ti ke 20 vjet që i lutesh vajzës të bëjë jetë princeshe, mua ka 20 vjet që më lutet vajza për bukën e gojës

Datëlindja e “vajzës presidenciale” dhe reagimi i një nëne që jeton në varfëri

Pas urimit, që nënë Monika Kryemadhi i bëri publikisht vajzës së saj “Zonjë e Parë”, për 20 vjetorin e datëlindjes, ka reaguar me një mesazh drejtuar Monikës, nëna e një vajze 20-vjeçare, familja e të cilës jeton në varfëri ekstreme dhe me fëmijë, që detyrohen të mbledhin kanaçe e të rropaten në punë të rënda, për të jetuar.

Ja mesazhi dërguar në “Pamfleti”, drejtuar nënë Monikës, nga nëna e vajzës që në 20 vitet e jetës, nuk përjetoi asnjë ditë fëmijëri normale: Zonja Monika, vajza të ketë jetën e gjatë që i ka dhënë Zoti dhe ta shijoj pa fund, luksin e materilo-fiananciar, që ju si prindër i keni siguruar me punën tuaj.
Edhe unë jam nënë si ty, kam një vajzë 20-vjeçare, por nuk kam marë asnjëherë guximin t’i uroj datëlindjen, jo se nuk di, jo se nuk dua, por sepse nuk gjej dot një fjalë të vetme të pranueshme prej saj dhe prej vehtes, se për çfarë ta uroj, mbasi nuk kam mundur t’i siguroj dot as pagesën për studimet e larta në universitetin shtetëror dhe asnjë kusht tjetër, për fëmijëri e rini normale.
Megjithëse edhe ne si prindër, punojmë përditë prej 25 vitesh, po aq vite sa edhe ju burrë e grua, nuk arrijmë dot as të ushqehemi normalisht, vajzës nuk kemi mundur t’i blejmë asnjëherë një veshje fëminore e rinore “moderne”, nuk i kemi festuar asnjë datëlindje, nuk e kemi çuar asnjëherë për argëtim ose me pushime brenda vendit dhe së fundi, po e detyrojmë të shkoj në punë, për të ushqyer e veshur vehten.

Në urimin tënd, ti zonja Monikë i luteshe vajzës, që ashtu si në këto 20 vite, ajo të vazhdonte të shijonte maskimalisht jetën në çdo aspekt, ndërsa vajza ime ka 20 vjet që më lutet “për bukën e gojës” e për të shkuar në universitet, për të shkuar një ditë me shoqet në piknik, për një mbrëmje argëtimi e për të festuar një datëlindje jashtë familjes, por varfëria më pengon t’ia plotësoj këto “ëndrra” 20-vjeçares time…

Suksese vajzës tuaj, në studimet universitare në Londër! Me respekt, Vjollca T…., Elbasan

Monika, ti ke 20 vjet që i lutesh vajzës të bëjë jetë princeshe, mua ka 20 vjet që më lutet vajza për bukën e gojës

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com