Një mënyrë e re për të gatuar qoftet është duke përdorur perimet si përbërës kryesor. Kështu nuk do të shqetësoheni më nëse fëmijët u thonë “jo” perimeve, pasi mund t’i integroni tek kjo recetë fantastike.
Përbërësit: 2 kunguj mesatarë, 2 karota të vogla, 1 patate mesatare, 1 spec jeshil, 1-2 kokrra qepë, 3 lugë miell, 1 e verdhë veze, kripë, piper, majdanoz,
Përgatitja: Perimet pasi t’i keni larë dhe qëruar, i grini në rende në një tas të thellë. Shtojmë mbi perimet miellin dhe të verdhën e vezës. Shtojmë gjithashtu kripën dhe erëzat.
I përziejmë të gjithë përbërësit së bashku derisa të krijohet një masë e qëndrueshme. Me ndihmën e lugës së gjellës e hedhim brumin në formë topash në tiganin me vaj të nxehur më parë. Pasi ta keni përfunduar së skuquri të gjithë masën e brumit, mund t’i servirni ato. Nëse dëshironi mund t’i shtoni përsipër edhe kaçkavall të grirë. Qoftet i shoqëroni me një supë të ngrohtë ose një sallatë. Ju bëftë mirë!/Shije