Loading...

Do qani! Historia e trishtë e Abushe, vogëlushi afrikan me sytë më të bukur në botë

Shumë njerëz do të donin të kishin sy si deti, por jo të gjithë i dinin vështirësitë që duhet të kalonte protagonisti i tregimit që ne do t’ju tregojmë. Abushe është një djalë tetë vjeçar nga Jinka në Etiopi. Kur lindi, të gjithë mjekët ishin të habitur, askush nuk kishte parë kurrë një gjë të tillë.

Sapo doli nga barku i nënës, Abushe kishte një ngjyrë blu të syrit që dallonte me lëkurën e tij të errët. Për të gjithë mund të jetë shumë e bukur, por për të nuk ishte aspak e tillë, shkruan ShkodraNews. Të gjithë njerëzit e vendit të tij e kanë përbuzur gjithmonë dhe i vogli ka vuajtur shumë. Përveç gjithë njerëzve, Abushe gjithashtu kishte përbuzje nga prindërit e tij, sepse ata besonin se ai ka lindur në këtë mënyrë, për shkak të një mallkimi dhe se ai do të bëhej i verbër.

Gjithashtu, fëmija nuk mundi të shkonte kurrë në një mjek sepse familja e tij ishte shumë e varfër. Në komunitetin e tij, shumë njerëz preferojnë të qëndrojnë larg prej tij, për fat të keq, megjithatë, ka edhe njerëz që e tallin atë dhe që vazhdimisht i thonë atij se sytë e tij janë prej plastike.

Për fat të keq, ky nuk është problemi i vetëm i këtij fëmije, sepse trupi i tij është i mbuluar me plagë për shkak të një zjarri në të cilin humbi shtëpinë e tij.

Prindërit e tij, për t’i garantuar një çati dhe një edukim, kanë vendosur ta dërgojnë atë për të jetuar larg, për shkak të vështirësive të tyre ekonomike.

Përkundër gjithë kësaj, Abushe është mirënjohës që të është në gjendje të ketë një çati mbi kokë, që ka ushqim dhe luan futboll, shkruan ShkodraNews. Ëndrra e tij është që të bëhet një kampion, si Lionel Messi, i cili është idhulli i tij!

Ne jemi të sigurt se të gjitha ëndrrat e tij do të bëhen të vërteta herët a vonë dhe se jeta gjithashtu do të buzëqeshë me Abushe-n!/Përshtati: ShkodraNews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com