[sgmb id=”1″]
Sipas mediave greke raportojnë se dy kushërinjë shqiptarë 16 dhe 17 vjeç kanë rënë në pranga të policisë, së bashku me xhaxhain e tyre 38-vjeçar.
Dy adoleshentët së bashku me xhaxhain e tyre kishin groposur sasi të mëdha droge të kontrabanduara. U sekuestruan 5 paketa me peshë 65 gram heroinë dhe 18 pako me 17 kg kanabis sativa.
Policia konfiskoi edhe katër celularë dhe 5 karta SIM që përdoreshin nga të arrestuarit për trafikun e drogës. Hetuesit do të analizojnë kontaktet në aparatet celularë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.