Gjatë seancës së sotme parlamentare, opozitë i është rikthyer bojkotit. Debatet kishin të bënin pikërisht me votimin e seancës së kaluar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
PD e LSI bojkotuan sot seancën duke kërkuar anulimin e votimit të ligjit, pasi e cilësojnë të manipuluar, në qendër të gjithë debatit është vënë deputeti i LSI-së, Robert Bitri, i cili prej kohësh voton si i pavarur.
Ai është fotografuar sot nga LSA-ja bashkë me deputetë e ministra të tjerë, në momentin kur hyjnë e dalin në sallën e Kuvendit. Bitri ecën në drejtim të sallës dhe kokën e mban pas. Nuk dimë nëse pret dikë, por mund të themi që ai është deputeti më i përfolur pas votimit për Teatrin.
Sipas PS-së, Bitri votoi gabimisht me kartën e Vangjel Tavos dhe se kjo ngatërresë ndodhi pasi karta ishte ndryshuar nga dy deputetë të LSI-së. E deri sa situate të qartësohet, apo vetë Bitri të reagojë, atë e shohim disi të menduar, të paktën në foto. Nga ana tjetër Tom Doshi që i shpëtoi një beteje me drejtësinë, shihet teksa bisedon me Bashkim Finon, e më pas fokusohet tek celulari.