Kryebashkiaku Dritan Leli dhe ambasadorja Romana Vlahuitin kanë përuruar veprën e artistit Gentjan Tabaku në Lungomare, e cila është shpallur fituese në konkursin e BE, për shëtitoren bregdetare.
“Jam e lumtur që jam sot këtu në këtë shëtitore, për të cilën u desh shumë punë, ndërsa një vit më parë, këtu nuk ishte kështu.” Ambasadorja Romana Vlahutin
Vepra e artit quhet “Porta”, të cilën amabsadorja Vlahutin e ka konsideruar si “Porta” për në BE. Kryebashkiaku i Vlorës vlerësoi angazhimin e ambasadores Vlahutin në realizimin e investimit në Lungomare. Ndërsa artisti Gentjan Tabaku, e ka quajtur vetën pjesë të Lungomares, duke u ndalur në dy simbolikat që vepra e tij përcjell: Portën drejt një realiteti tjetër dhe shpendët si simbol i lirisë dhe lëvizjes së lirë.
Shëtitorja e Lungomares i ka dhënë një frymëmarrje të re qytetit të Vlorës, duke u shndërruar në një atraksion turistik, për pushues vendas e të huaj që kanë zgjedhur Vlorën për të pushuar./shqiptarja