Loading...

Forcat e Armatosura pastrojnë disa ton mbetje nga Parku i Karavastasë

Forcat e Armatosura, në kuadër të shërbimit ndaj qytetarëve, kanë vijuar sot aksionin e pastrimit të plazhit të Divjakës dhe kryesisht pastrimin e mbetjeve të harruara për 28 vjet në Parkun e Karavastasë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi sot se janë larguar disa ton mbetje nga Kanali i Vaut, pjesë e parkut kombëtar Divjakë–Karavasta.

Në një postim në “Facebook”, Xhaçka shprehet se “veç plazhit, disa ton mbetje u larguan edhe nga Kanali i Vaut, pjesë e parkut kombëtar Divjakë–Karavasta. Ishin aty prej gati 28 vjetësh, në mes të shtegut që përshkohet me varkë si pjesë e guidës në park”, tha ajo./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com