Vlora, një pjesëz e rilindur e mesdheut turistik, mirëpriti sot tingujt e koncertit “Opera në Jeans”.
Koncerti i trupës së Operas dhe Baletit vjen si risi e Kalendarit të 500 aktiviteteve argëtuese që po zhvillohen përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Përmes rrjetit social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama ndau mbrëmjen e sotme një video të Lungomares, të tejmbushur me turistë.
“Vlora sonte e çdo mbrëmje një pjesëz e rilindur e mesdheut turistik. Faleminderit artistëve të Operas që i dhanë kësaj mbrëmjeje tinguj të veçantë”, shkruan Kryeministri Rama.
Sezoni i sivjetshëm turistik që po rezulton me një boom turistësh të huaj në bregdetin shqiptar./atsh
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155943054541523/?t=0