Kanë mjaftuar disa të shtëna në ajër në një nga diskot më popullore të rivierës në bregdet, për të kthyer sot sytë, nga një prej plagëve serioze që vuan turizmi I sotëm shqiptar, sa I takon ofertës që ai ka për argëtim.
Nga Palasa deri në Jalë, në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, një turist I ka të gjitha mundësit të argëtohet vetëm me detin.
Përtej kësaj mundësie, mbasditet dhe mbrëmjet në rivierën shqiptare janë një betejë më vete.
Në gjithë zonën më të shtrenjtë të turizmit bregdetar në vend, nuk ke asnjë shans të argëtohesh, të mjekohesh nëse sëmuresh dhe as të shetisësh apo eksplorosh zonën.
Alternativa e vetme janë disa modele diskosh të eksportuara nga blloku në qendër të Tiranës në bregdet. Janë thuajse të njëjtit pronarë, të njëjtit menaxher dhe të njëjtit klientë.
Super të shtrenjta, dhe të krijuara për të rjepur shtresën e të rinjve të pasur, ato janë në të vërtet modeli se si nuk duhet të zhvillohet turizmi në vend.
Pjesa më e bukur bregdetit shqiptar për shkak të këtij modeli, po ktehet në një zonë preferenciale vetëm për ata që duan të transferojnë qëndrimin nga Tirana në bregdet në fudnjavë por jo për një turistë të zakonshëm.
Një turist I zakonshëm pas orës 18, nuk ka asnjë alternativë tjetër. Në zonë nuk ka asnjë institucion kulturor, asnjë sallë kinemaje apo muze rajonal, asnjë atraksion kulturor, asnjë guidë për të të shpjeguar zonën, asnjë shenjë të turizmit historik edhe pse ka histori me shumicë, asnjë mundësi për të shetitur buzë detit, asnjë zonë popullore ku njerëzit dalin dhe shërbehen lirë.
I gjithë sistemi është I ngritur si një çark për disa parallinj, duke pasur paraysh një tufë pordhacësh nga Tirana që fundjavave të verë, i lënë takimet në këtë bregdet.
Një familje e zakonshme e ka të pamundur ta shtyj më shumë se tre ditë në këtë zonë, ndërsa mund takaloj shumë më mire në Sarandë edhe pse qyteti është I tejngopur me ndërtime dhe turistë.
Ndryshe nga bregdeti I tangërllëkut shqiptar, qytetet tona bregdetare, me gjithë të metat, si Saranda, Vlora, Durrësi, Shëngjini e ndonjë tjetër, ofrojnë më shumë mundësi për tu ndjerë pushues se sa një vend perlë si zona nga Dhërmiu në Jalë.
Ajo zonë po shndërrohet pak nga pak në një zonë përjashtuese për turistin e zakonshëm.
Dhe modeli I zhvillimit po vazhdon të jetë kriminal. Në vend të investohet në resorte dhe atraksuione turistike, po vbazhdon krimi I ndërtimit të zonave të mëdha rezidenciale, apo fshtarave me vila, modele tërisht të dëhstuara nga lalzi në Golem, që realizojnë ëndrrat vanitoze të dhjetra milionerëve të rinjë për të pasur vila në bregdet, duke e vdekur tërësisht turizmin.
Në vend të resorteve të mëdha që do të zhvillonin zonën dhe do tiu jepnin mundësi mijëra pushuesve ta frekunetonin, do të kemi pas disa vitesh, fshtara të tëra të vdekur turistik, që nuk di pse i quajnë investime strategjike në turizëm, pasi janë e vetmja strategji e dështuar turizmi.
Ato janë veprimatri të pastra “real estate” pasi vilat janë parablerë nga qytetarë të pasur që do ti përdorin ato 15 ditë në vitë, nëse nuk arrijnë të zihen me gratë deri në fund të pesëmbëdhjetditëshit.
Pastaj do të jenë bosh, dhe njerëzit do ti tregojë me gisht se të kutj janë vilat, si I vetmi atraksion thashethemesh në zonë.
Askush nuk ka menduar që në zonë të investohet për turizmin historic edh epse ëhstë zona që ka mbiprodhar histori, askush nuk inevston për turizmin fetarpor dhe atë e kanë lënë në dorë të ca priftirënjve sjherxhi që mezi presin gushtin të bëjnë sherr, askush nuk mendn për kulinarinë ngaqë dhe një I zonëns që merret me kulinari ka helmuar gjithë Shqiëprinë me sherre, askush nuk ka menduar për objekte muzeale, edhe pse cdo shtëpi e Vunoit e Dhërmiut ka më shumë histori se Tirana e vjetër, , asush nuk ka menduar për guida për eksplorimin e zones, edhe pse askund në botë nuk e ke aq afër detin me shtigje malore dhe alpe të mahnitëshme, askush nuk ka menduar për vende argëtimi për fëmijë, për lodra dhe abjente argëtuese, apo gjëra të tjera që të mbushin ditën, por vetëm për vila të shtrenjta, disko të shtrenjta dhe në fund dhe ndonëj krisëm herë në ajër e herë në shenjë.
Është shembulli se si vdes një pasuri natyrore kur bie në duar zengjinësh të rinj, të cilët nuk investojnë për turizmin, por për fitime të shpejta të tyre. Ata nuk kane faj se ate dine te bejne, por dikush duhet te diktoj strategji te re turizmi per ta shpetuar bregdetin prej tyre.
Ata kane nje klientele me dy mije vete te pasur dhe atyre i kane marr lek per vila ne Golem, pastaj per vila ne Lalez, pastaj per vila ne Tirane, e tani per vila e disko ne rivieren shqiptare. Kaq dine te bejne.
Është modeli më I shëmtuar dispropocional mes ofertës për shumicën dhe eskluzivitetit për pakicën. Është turizmi i injorantëve të pasur. Atyre që nuk duan të shikojnë dhe mësojnë, por që duan ti shikojnë e ti adhurojnë./Mero Baze