Dhjetë vetë kanë mbetur të vdekur dhe 73 janë plagosur në një aksident në veri-perëndim të Turqisë, shkruajnë mediat e huaja duke cituar autoritetet vendase.
Treni i linjës Edirne-Stamboll , që mbante 362 pasagjerë, doli shinat pas shiut të shumtë dhe rrëshqitjeve të tokës, thanë zyrtarët.
Në vendngjarje janë dërguar shumë autoambulanca, ndërsa dëshmitarët okularë theksojnë se ka shumë të plagosur dhe të vdekur.
Autoritetet kanë dërguar edhe helikopterë për të transportuar të plagosurit.
Zyra e presidentit Rexhep Tajip Erdogan tha se kishte marrë informacion nga ministrat e transportit dhe të brendshëm rreth incidentit dhe dërgoi ngushëllime për ata që humbën jetën.
Kanali privat i lajmeve CNN Turk tha se aksidenti ishte shkaktuar nga një urë e shembur. Ndërkohë bilanci tragjik mund të rritet në orët në vijim.