Loading...

“Më ulni dënimin se jam me kancer”, vdes pogradecari që i lutej gjykatës për liri

Një 53-vjeçar nga Pogradeci ka ndërruar dje jetë në spitalin e Krujës ku po kryente dënimin me 16 vite burg.

Ai ishte dënuar për tentativë vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, por kishte disa kohë që 53-vjeçari ishte transferuar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ndonëse Gjykata e shkallës së parë e kishte dënuar me 28 vite burg dënimi i ishte ulur në 16 vite.

Shaban Alushllari, kishte kërkuar prej kohësh që t’i ulej dënimi pasi ishte njoftuar se gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë.

Në një kërkesë që i bënte gjykatës ai i lutej:

Gjykata nuk ka marrë parasysh faktin që gjendja ime shëndetësore është tepër e rëndë pasi unë kam bërë 2 operacione në zemër, aortën kryesore e kam me problem dhe është e pamundur të behet operacion. Gjithashtu, kam edhe kancer në zorrën e trashë dhe vuaj nga reumatizma. Qëllimi im kryesor ka qenë që t’i trembja dhe jo t’i vrisja, pasi edhe nga çështja kuptohet që unë as kam vrarë as kam plagosur asnjë person edhe pse unë i kisha të gjitha mundësitë që ‘të arrija në çfarëdo lloj përfundimi, pavarësisht se ata familja Bizgjoni) për familjen time ishin bërë një makth i vërtetë. Familja ime është një nder familjet me të respektuara në fshat, jemi një familje që s’jemi bërë asnjëherë shkak për ndonjë konflikt dhe gëzojmë respekt maksimal në gjithë zonën ku banojmë. Familja Bizgjoni edhe here të tjera me bënin presion për të me vrarë me arme dhe me shanin me nderin e familjes time në para njerëzve të fshatit”.
Por si kishte ndodhur sherri në Pogradec?

Në fshatin Hudënisht të këtij qyteti ai është grindur me dy fqinjët. Në datën 12.01.2014 rreth orës 15.00 dëshmitaret Astrit Bizgjoni, Syrja Bizgjoni dhe Elsi Bizgjoni, dy të paret vëllezër dhe i treti djali i Syrjait kanë qenë në oborrin e e banesave të tyre ku po ndërtonin kanal. Ne atë moment, i pandehuri Shaban Alushllari, është konfliktuar me dëshmitaret, per te mos transportuar gurë nëpërmjet pronës se tij, duke shkëmbyer fjale fyese me njeri tjetrin.

Me pas, i pandehuri ka shkuar tek shtëpia e tij ka marrë një automatik tip “kallashnikov ” të cilin e mbante pa lejen e organeve kompetente shtetërore dhe ka filluar të qëllojë me të në drejtim të dëshmitarëve Astrit Bizgjoni, Syrja Bizgjoni dhe Elsi Bizgjoni, si dhe të pjesëtareve të tjerë të familjes se këtyre dëshmitarëve, fillimisht nga dritarja e dhomës dhe me pas nga ballkoni.Dëshmitaret janë fshehur poshtë murrit të rrugës dhe me pas janë futur në banesat e tyre duke marrë fëmijët që ndodheshin në oborr dhe kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Pogradec se, i pandehuri po qëllonte me arme zjarri në drejtim të tyre për ti vrare. Ndërkohë, të afërmit e të pandehurit kanë ndërhyrë duke bere e mundur që i pandehuri të mos vazhdonte të qëllonte në drejtim të dëshmitareve.

Megjithatë 53-vjeçari ka marrë dënim maksimal duke vdekur kështu i dëshpëruar brenda mureve të qelisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com