Fshati piktoresk i Dukatit është i vendosur në këmbët e maleve Paliske e Qore, në një grykë të thellë e të thyer, me përrenj të shumtë.
Emrin “Dukat” ky fshat e ka marre që nga viti 220 para erës sonë. Aty është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III para Krishtit. Më vitin 48 pas Krishtit, pikërisht aty, Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar dhe shpartalluar Pompeun. Më 29 maj 1920 në Dukat u mbajt Kuvendi i Barçallasë që vendosi për të filluar luftën kundër pushtuesve italianë. Sipas Mulla Isa Hasko, emri i ketij fshati duhet te ketë prejardhjen nga një monedhe e vjeter dhe me vlere. Edhe Evilja Celebiu në librin “Shqipëria para dyqind vjetëve”, i përkthyer nga Sali Vuçiterni, hedh dritë mbi emrin e Dukatit. Ndërsa Dukati i Ri, ose siç quhet ndryshe Dukat-Fushë, u ndërtua pas vitit 1945 nën këmbët e maleve të Vetëtimës ose siç quhet sot mali i Rimit. Dukati është një vend piktoresk mjaft tërheqës për vizitorët për natyrën e tij të bukur dhe për objektet e shumta historike./atsh