Loading...

JAPONI – Abe: ‘’Në garë me kohën’’ për të shpëtuar personat e izoluar, 48 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Kryeministri japonez e cilësoi sot si ‘’garë me kohën’’ operacionin e  autoriteteve për të shpëtuar personat e izoluar nga pasojat tragjike të shirave të rrëmbyeshëm që vijojnë të bien me intensitet të lartë në perëndim të Japonisë, ku janë regjistruar të paktën 48 persona të vdekur.

‘’Forcat e ndihmës së shpejtë, të shpëtimit të jetëve njerëzore dhe evakuimet janë në garë me kohën’’, u shpreh Shinzo Abe gjatë një mbledhje emergjence në Tokio me ministrat kryesorë, ndërsa zëdhënësi i qeverisë raportoi për një numër të konsiderueshëm të personave të zhdukur.

Televizioni publik NHK bënte me dije për një bilanc edhe më të rëndë për 65 të vdekur dhe 61 të zhdukur.

Rreth njëqind banorë të rajoneve më të prekura janë plagosur, sipas Agjencisë për Menaxhimin e zjarreve dhe katastrofave natyrore./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com