Loading...

Aksident i frikshëm, jepet lajmi i hidhur: 5 personave u ndodh hataja, mes tyre 3 fëmijë

Një aksident horror është shenuar gjatë ditës së sotme në Kosovë, ku një makinë është përplasur me një autobus.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Suharekë-Duhël, ndërsa mësohet se kanë humbur jetën 5 persona, tre prej të cilëve janë fëmijë. Nuk dihet ende identiteti i viktimave si dhe shkaqet e aksidentit.

Ja njoftimi i plotë i zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha:

Rreth orës 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke Duhel ka ndodhur nje aksident i tmerrshëm komunikacioni me c’rast kane humbur jetën pese persona: dy te rritur dhe tre femije. Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca e cila ka dale ne vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur ne mes te nje automjeti te llojit BMW dhe një autobusi, Per informata shtese do te njoftoheni me kohe.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion./korrieri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com