Loading...

Para 10 vitesh trajner i ekipit shqiptar, sot tenton ta fitojë Botërorin

Zlatko Dalic, është trajneri i Kroacisë, i cili siguroi biletën për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

Por, 10 vite më parë ishte në krye të Dinamos në kampionatin shqiptar, dhe ndoshta nuk e kishte parë as në ëndërr se një ditë do të ishte trajner i vendit të tij dhe të synonte fitimin e Kampionatit Botëror, që nuk është shumë larg, transmeton Gazeta Express.

Kroacia do të përballet me Anglinë në gjysmëfinale për të siguruar një vend për në finalen e madhe në Moskë.

Pasi fitoi me anët të penalltive kundër Rusisë, Zlatko Dalic shpërtheu në lot, për të në mbrëmjen e djeshme u emocionuan edhe shumë tifozë nga kryeqyteti shqiptar.

Dalic nuk është një emër i panjohur për adhuruesit e futbollit shqiptar, I cili më 8 korrik të vitit 2008 u emërua trajner i Dinamos, ku qëndroi për 1 vit. /Gazeta Express/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com