Loading...

Goditi me topuz djalin dhe nusen e vogël, habit me dëshminë e tij i moshuari nga Durrësi

Një 41-vjeccar i quajtur Agron Tema ndërroi jetë pas dhunës së ushtruar nga babai i tij 70 vjeç, i cili përveç tij sulmoi dhe nusen e djalit të vogël gjatë natës ndërsa të gjithë po finin.

Babai i pesë fëmijëve, Xhavit Tema, gjatë marrjes në pyetje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur më 2 korrik, ka dhënë versione të ndryshme mbi shkakun e goditjes së të birit me sende të forta që i sollën vdekjen disa ditë më pas në spital.

Gjithashtu, 70- vjeçari nuk ka shprehur aspak pendesë për një veprim të tillë. “Djali nuk kujdesej për familjen tonë dhe as nuk punonte për të siguruar të ardhura”, ka thënë i moshuari para Policisë.

Nisur nga kjo, hetuesit dyshojnë se i moshuari mund të vuajë nga probleme mendore. Kjo përforcohet edhe nga mënyra se si e ka sulmuar të birin ndërsa po flinte. Ai ka marrë një shkop prej hekuri, që përdoret për shtypjen e ullinjve për prodhimin e vajit (topuz).

Pasi ka hyrë në dhomën ku flinte i biri, e ka goditur me forcë në kokë duke e lënë pandjenja. Më pas ka shkuar te dhoma e nuses së djalit tjetër, të cilën gjithashtu e ka goditur me të njëjtin shkop. Ndërsa goditja në kokë për 41-vjeçarin rezultoi fatale, 24-vjeçarja ka marrë vetëm plagë në trup.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com