Nesër në mbrëmje do të organizohet aktiviteti më i madh i sezonit, “Opera Jeans ”. Shfaqja është përgatitur nga Teatri i Operas dhe i Baletit.
Në këtë aktivitet pritet të jenë të pranishëm kryeministri i vendit, Edi Rama, përfaqsues të lartë të politikes dhe diplomacisë, por edhe personalitete të fushës së artit dhe medias.
Aktiviteti do të zhvillohet tek shkolla e Marinës. Kryetari i bashkisë, Dritan Leli tha se “Opera Jeans” do të jetë eventi më i madh i këtij sezoni turistik.