Loading...

Tre të mbytur në plazhet shqiptare, humb jetën në Sarandë turistja polake

Një pushuese nga Polonia është mbytur ditën e sotme në plazhin e Sarandës.

Sipas raportimeve paraparake mësohet se  ajo ka humbur jetën teksa notonte në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”.

Polakja e cila u mbyt sot mësohet se quhet Noworycka Peter Iiwona dhe është 66-vjeçe.

Trupi ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës dhe do të dërgohet për ekspertizë në spitalin e Tiranës

Ndërkohë që paraditen e sotme janë mbytur dhe dy persona të tjerë, njëri në plazhin e Currilave dhe njëri në plazhin e Porto Palermos në Durrës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com