[sgmb id=”1″]
Ku humbur jetën 39-vjeçari Renald Pulaku, i plagosur një ditë më parë në Elbasan.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Haxhias” në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Lazarenëve”, ku shtetasi Edvin Gjini, 38 vjeç banues në Elbasan është konfliktuar me viktimën.
Gjini është arrestuar nga policia nën akuzën e vrasjes. Sipas të dhënave Pulaku dhe Gjini kanë pasur konflikte të vjetra mes tyre.
Autori i krimit është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe pritet që të dalë përpara togave të zeza për vrasjen. Mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.