Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës dhe të Fierit, pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë. Ata kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Circle”.
Zyrtarisht mësohet se të arrestuarit janë Jetnor Xhelaj, 48 vjeç, lindur dhe banues në Visokë-Fier, Ardian Mejdani, 44 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier, (iu sekuestruan në banesë 17 doza kanabis) si dhe Reni Hasanaj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier.
Ata ushtronin aktivitetin e tyre kriminal të shpërndarjes së heroinës kryesisht pranë poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë.
Në momentin e kapjes nga Policia, shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 420 doza heroinë, 2000 dollarë të falsifikuar, 25 tableta metadon, 1 peshore elektronike si dhe mjeti tip “Audi”, me të cilin qarkullonin.