Loading...

Droga rekord e kapur sot në Itali, si ishin maskuar si turistë skafistët shqiptarë. Ecnin me…

Një sasi e madhe droge u kap nga policia italiane sot në brigjet e Salentos e cila arrin nje vlere ne treg me shume se 10 milione euro.

Sipas policise, gjithe sasia e doges ishte e paketuar dhe maskuar ne pjesen fundore te skafit, i cili shtoi shpejtesine ne momentin qe u pikas nga forcat policore.

Policia kishte dyshime pasi skafi ishte i zhytur shume poshtë, nderkohe qe pas kontrollit droga u gjet e paketuar ne 49 pako.

Pas ndjekjes policia mundi te beje ndalimin e skafisteve, dy shqiptare nga Vlora, M. A., 34 vjeç dhe A. E., 30 vjeç dhe nje italin 65 vjecar. Nuk ka ende te dhena per menyren se si funksiononte rrjeti i trafikut.

Operacioni ndërkombëtar sipas mediave italiane eshte koduar “Themis 2018“, nderkohe qe mesohet se droga vinte nga Shqipëria.

Guardia di Finanza, ashu si raporojne mediat fqinje, referuar policise, sqaron se aksioni ka qene ne bashkepunim me policine tone, nderkohe qe skafistët ishin maskuar si turistë dhe lëviznin ngadalë drejt portit, ne zone, qe njihet si nje port i madh turistik, mbushur me jahte luksoze dhe anije te medha./korrieri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com