Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një 74-vjeçar ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku jetonte. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘28 Nentori’. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R.C., ndodhet në spital.
Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 05. 07. 2018, në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasi R. C., vjeç 74, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.