Një ngjarje e rëndë është shmangur sot në plazhin e Velipojës.
Një 18-vjeçar, Enison Mustafa, u shpëtua teksa duke u hedhur nga një lartës prej dy metrash në cektinë ka marrë ndëmtime në kokë dhe në shyllë kurrizore.
Por falë ndërhyrjes nga ndihma e shpejtë e ekipit të urgjencës dhe mjeteve të reja jetëshpëtuese së autoambulancës pranë plazhit të Velipojës.
Adoleshenti është hedhur nga 2 metra lartësi në cektinë dhe është dëmtuar në kafkë, ndëryrja e skuadrës së emergjencës në plazh dhe ndëryrja e shpejtë e tyre ka bërë të mundur shpëtimin e tij.
Djali është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës me Njësinë e helikopterëve dhe po trajtohet nga ekipi i specializuar i mjekëve të këtij spitali.
18-vjeçari po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.