Loading...

Vrau shokun e ngushtë dhe e mbuloi në kanalin me bar, si u kap fieraku duke kaluar kufirin grek

Një 47-vjeçar nga Fieri është kapur teksa kalonte ilegalisht kufirin gre, ndërsa sipas rezultatit në sistemin TIMS, rezultoi se ai kishte vrarë shokun e ngushtë 27 vite më parë.

Ngjarja në fakt ka ndodhur në Greqi në vitin 1991, kur dy shqiptarët kishin shkuar atje për të punuar, ndërsa krimi është zbuluar nga vëllai i viktimës.

Engjëllush Agallija ka vrarë Frederik Koliçin për t’i marrë këtij të fundit një shumë të hollash prej rreth 35 mijë dhrahmish.

Dëshmitë e vëllait të viktimës i cili e ka gjetur Federikun të masakruar në një kanal pranë shtëpisë ku banonin janë rrënqethëse, ndërsa edhe pronari grek bën fajtor Agalliun.

Gjithçka ka nisur mbrëmjen e 7 korrikut të vitit 1991. Pronari grek, Georgius Karagianis, ku punonin dy shqiptarët ka thënë se në stallën e tij, ka parëËngjëllush Agallijën dhe Frederik Koliçin, ku ky i fundit kishte në xhepin e përparmë të këmishës një shumë të hollash. Pas kësaj, Aristir Koliçi, vëllai i viktimës, i cili prej dy ditësh ndodhej në Athinë, kur është kthyer në banesë nuk ka gjetur aty as të vëllanë, as Engjëllush Agallinë, ndërsa banesa ishte rrëmujë dhe mungonin rrobat e sendet personale të bashkëqiraxhiut të dhomës, shkruan Panorama.

Pas disa ditësh kërkimi, nga era që kundërmonte pranë banesës së tyre, Aristir Koliçi ka gjetur në një kanal, të vrarë e të mbuluar me bar të thatë, vëllain e tij, i cili ishte goditur në kokë, në anën e djathtë të saj.

Sipas dëshmive të dhëna në Gjykatë, Engjëllush Agallija pas krimit ka shkuar në Athinë te kushëriri i tij, të cilit i ka thënë se ka vrarë një njeri.

Të nesërmen është larguar duke lënë poshtë jastëkut vetëm një shënim:

Jeta ime mori fund dhe po largohem”.

Agalliu u arrestua në vitin 2010 në Fier dhe një vit më vonë u dënua me 18 vite burgim.

Por pa kaluar ende një vit nga dënimi, Gjykata e Apelit e liroi Engjëllushin.Megjithatë pas dëshmive të pronarit grek ai u dënua sërish me10 vite burg.

Nga viti 2012, Agallija ka qenë në arrati, e cila mori fund me kapjen në pikën kufitare të Kakavijës./Shkodranews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com