Loading...

Gjiri i Lalëzit si gjiri i kurvave/ Bledi Mane publikon emrat e politikanëve dallaveraxhinjve me supervila

Nga Bledi Mane

Një qoshkë e fshehur harlisur me shkurre e ferra në anën perendimore të Liqenit të Tiranës, dikur njihej me emrin e famshëm si “Gjiri i kurvave”. Kryeqyteti komunist para viteve ’90 kur kurvëllëku ishte blasfemi, atje shkonte fshehurazi dhe shfrynte duhmat bilogjike dhe organike. Palloheshin mileti me frikë e me brekë neper kembë, por të paktën çliroheshin e ftilloheshin.

Pas viteve ’90 një tjetër gji kurvash u ngrit gradualisht jo fshehurazi, por institucionalisht, dhe atje paria halabake e Tiranës shullohet nën rezet e diellit dhe fusin këmbet në ujin e kripur të Adriatikut. Ky gjiri i dytë ka disa ditë që është bërë i famshëm sepse nuk i paska punët mire me Perëndinë. Zoti po hakmerret aq keq me këtë kuplara dallaveresh e korrupsioni sa çdo natë po ua tund e po ua shkund pronat të pafytyreve të politikës.

Po flas për Gjirin e Lalëzit qe tani e tutje kurre nuk ka për te gjetur paqe me token, me ujin dhe me ajrin. Perendia ka vendosur tua beje Vettingun Hyjnor shejtanëve të këtij vendi. Si prolog, shikoni foton e parë. Një super vile që kushton 1 milione e 200 mije euro. Eshtë vila e ish ministrit dhe deputetit demokrat Flamur Noka.

Flamuri që deri dje dhiste në llagemin me dy gurë anash dhe nje gropë në mes atje larg ne katundin e tij Novoseje te Kuksit. Flamurit tashme i ka buzeqeshur edhe fati edhe vrima e bythës sepse ka 5 banja ne këtë vile luksoze ne Gjirin e Lalezit. Me poshte po u listoj edhe emrat e dallaveraxhinjve të tjerë të Tiranes me vila dhe super apartamente luksoze buzë Adriatikut:

Petrit Vasili, Sali Berisha, Ilir Meta, Nasip Naço, Edmond Haxhinasto,Argita Berisha

Shkelzen Berisha, Namik Dokle, Valentina Duka, Arben Ristani, Gazetaret Andi Bejtja dhe Mustafa Nano, Ish komandanti vrases i Gardes Ndrea Prendi, Ish vjehrri i Sali Berishes, Luan Malltezi

Ambasadori shqiptar ne Prishtine Qemal Minxhozi

Info ilustruese/ Vila në Foton e dyte eshte e Petrit Vasilit ndersa ne foton e trete vila e Edmond Haxhinastos…

Deri ne 15 shtator fallxhoret, orakujt dhe horoskopet mesdhetare parashikojnë tërmete të përditshme vetëm në zonën e Gjirit te Lalëzit!!!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com