Loading...

Website kombëtar për vendet e lira të punës

Krijimi i një website kombëtar për vendet e lira të punës do të shërbejë si një mekanizëm ndihmës për punëkërkuesit dhe biznesit.

Propozimi u bë sot nga Kryeministri Edi Rama, në takimin me drejtoritë rajonale të punësimit.

Kryeministri Rama theksoi nevojën e bashkëpunimit për krijimin e një website kombëtar të vendeve të lira të punës.

“Na duhet patjetër ky mekanizëm i aksesueshëm nga gjithë publiku dhe transparent e i detyrueshëm për kompanitë që të publikojnë vendet e lira të punës në këtë website kombëtar”, tha Kryeministri.

Ai kërkoi që kjo ide të çohet përpara dhe të zbatohet. “Nuk do të jetë e lehtë por është e domosdoshme”, tha Rama./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com