Loading...

Brukseli ”ia bën 8-2 Bashës. Ja arsyet pse kryedemokrati nuk braktis më Kuvendin

Pas një muaji ku Kuvendi mbyllte punimet brenda dy orësh, mbrëmë u vijua me traditën e gdhirjes, edhe pse të panevojshme, në debate e votime.

Ç’farë ka ndodhur realisht me opozitën shqiptare e cila nuk largohet, apo edhe nëse largohet kthehet?

Duket hapur se kemi të bëjmë me një zhvillim të rëndësishëm, por fatkeqësisht, nuk shpallet si strategji apo taktikë nga PD-ja?

Pse Basha nuk e bojkoton parlamentin?!

Le të analizojmë gjasat dhe vijimet e një lëvizje që dukshëm vjen nga Brukseli.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, në verdiktin e tyre për të hapur negociatat me Shqipërinë në vitin 2019, kanë marrë një vendim që edhe pse nuk thuhet është gjithëpërfshirës.

Ata nuk i dhanë Edi Ramës komoditetin që të gëzonte lavdinë e vetme por i lëshuan një shuplakë, e cila nëse trajtohet me kujdes është një manovër që mund ta ndihmojë opozitën për të paktën një vit.

Ata i dhanë Ramës një shtyrje, kurse Lulzim Bashës, një shans që për një vit të tregojë që nuk është thjesht një kontestues por alternativë qeverisëse.

Madje pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së, austriaku Johannes Hahn, i cili është edhe komisioner i Zgjerimit të BE-së, sipas ”Tesheshi.com” ka telefonuar edhe Edi Ramën edhe Lulzim Bashën, të cilëve ju ka kërkuar një stinë të re politike.

Por kjo stinë natyrisht ka disa prapaskena ose më mirë të themi skena që priten të realizohen, por që aktorët politikë i mbajnë të fshehura. Që do të thotë opozita ka vendosur që të jetë pjesë e procesit politik, duke kërkuar që të drejtojë reformën zgjedhore, si dhe përzgjedhjen e magjistratëve të rinj nëpërmjet shkollës së Magjistraturës.

Ndërkohë që qarqe politike pranë PD-së po flasim për një pakt qeverisës ndërmjet Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për një kabinet tjetër teknik, mësohet se BE ka negociuar dy gjëra:

1-Basha të kontrollojë ndarjen e re territoriale, pra pritet ndryshimi i strukturës së 61 bashkive

2-Të drejtojë reformën zgjedhore, por edhe njerëzit që do të drejtojnë BKH-në, Prokurorinë Specialë, Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe ttë Prokurorisë.

Thënë shkoqur, reforma zgjedhore do të kalojë nga duart e Bashës; Kryeprokurori i ri do të vendoset në negociata me Ramën, kurse njerëzit që do të drejtojnë apo punojnë në drejtësinë e re do të certifikohen nga komisioni që do të drejtohet nga një njeri i PD-së, por me monitorimin e rreptë të Bashkimit Europian.

Pjesa më e rëndë e paktit që Basha ka bërë me krerët e Brukselit është arrestimi i “peshqve të mëdhenj”. Siç mësohet, opozita nuk do të kontestojë asnjë arrestim “VIP”, e që sipas gjasave nuk do të bëhet nga Arta Marku, por nga prokurori i ri…/Korrieri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com