Loading...

Ja skafisti që u dënua në Angli sepse trafikoi 8 shqiptarë. Mesazhet që e tradhtuan

Personi që shihni në foton më lart është shqiptari Afrim Xhekaliu, 41 vjeçari shqiptari i cili u dënua me burg pasi trafikoi me nje gomone 8 shqiptarë, nga Franca ne Britani, por qe pas nje avarie, rrezikuan seriozisht jeten.

Mediat britanike bejne me dije se gomonia u shpëtua pasi ishte duke u mbytur nga dallgët dhe erërat e forta në kanalin e Lamanshit.

Ai e mohoi perfshirjen ne trafik klandestinesh, por sipas policise, ne telefonin e tij u gjeten nje sere fotosh, qe e implikojne ne trafik. Madje i jane gjetur edhe modele te ndryshe gomonesh, per te cilat duket se ai ka qene i interesuar t’i blinte.

Prove ne proces kane qene dhe disa mesazhe ne celular. Në një shkëmbim mesazhesh me tekst ai kërkon një kontakt: ‘Ne kemi udhëtimin e caktuar për të shtunën. Unë jam në Shqipëri. A do të kishit ndonjë që dëshiron të vijë atje?’

Kontakti i tij u përgjigj: ‘Po, do t’i bëj gati të premten dhe do t’ju njoftoj, shpresoj shumë njerëz’.

Afrim Xhekaliu, 41 vjeç, planifikoi të kalonte në Britani shtatë burra dhe një grua, të cilët ishin të gjithë shtetas shqiptarë, më 31 janar të këtij viti./Korrieri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com