Loading...

Rama përzë ministrin e tij: Nëse nuk do votosh, ik në shtëpi. Ja çfarë ndodhi

Deputeti i PD-së Florian Mima ka nenvizuar mungesen e ministrit Pandeli Majko ne seancen plenare te darkes, i cili është larguar nga Kuvendi, ndonëse deklaroi se ishte një nga ata që do të votonte kundër projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Mima tha se Rama e perzuri Majkon: “Në 2002 kemi një personazh që propozon që Teatri të bëhet muze për të varur brekët e Violeta Manushit, por kryeministri i kohës, nuk po e shoh zotin Majko nuk e di a e përzutë ju apo iku vetë, kryeministri Majko ne ate kohe refuzon dhe propozuesi fut përkohësisht bishtin në sallë në pritje të propozimeve të reja…”.

PD ka zbardhur edhe debatin mes kryeministrit Rama dhe ministrit Pandeli Majko.

Sipas demokrateve, “Rama i beri presion Majkos. I tha nese s’do votosh, ik ne shpi. Mua mos me bej numra. Majko doli i nervozuar. Kamerat kane kapur debatin mes tyre”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com