Loading...

Sarandë/ Vinte kontrabandë nga Greqia, bllokohet sasia e peshkut.

Mbrëmjen e ditës së djeshme, në Sarandë, AKU, ka bllokuar një sasi prej 86 kg peshk, i pa shoqëuar me dokumentacionin përkatës.

Bëhet me dije se sekustrimi i peshkut është bërë në në rrugën nacionale Sarandë -Ksamil, vendi i quajtur Manastir, ka bllokuar një sasi prej 86 kg peshk.

Nga kontrolli rezultoi që si fatura dhe kuponi tatimor i paraqitur trupës së inspektorëve të AKU-së ishin fiktive.

Sasia e konfiskuar ndodhej në automjetin me targë AA 231 EJ dhe dyshohej se vinte kontrabandë nga Greqia.

Subjekti është gjobitur me një shumë prej  100000 lekë. Ky akt u krye në bashkëpunim me Inspektoriatin e e Mjedisit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com