Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal të trafikut të drogës, të përbërë nga grekë, por edhe të huaj, mes të cilëve edhe shqiptarë. Anëtarët e bandës ishin të moshave nga 35 deri 77 vjeç. Forcat policore greke nuk e kanë saktësuar sa nga ato ishin shqiptarë e sa grekë.
Nga hetimet e nisura më herët, ka rezultuar se grupi e kishte shtrirë aktivitetin kriminal të trafikut të kokainës dhe kanabisit, në zonat e Larisas, Pierisë dhe Selanikut. Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve u gjet kokainë, drogë e llojeve të ndryshme, si dhe para si dhe mjete të tjera.