Tre persona janë arrestuar në dy operacione të ndryshme anti-drogë të zhvilluar në Vlorë dhe Sarandë.
Në total janë sekuestruar 59 doza heroinë, 23 doza kokainë dhe një sasi Lekësh cash. Në Vlorë policia arrestoi Dashamir Ademin 28 vjeç dhe janë proceduar në gjendje të lirë D.B. 20 vjeç dhe M.L. 30 vjeç. Ademi u kap në flagrancë duke shitur heroinë. Atij iu sekuestruan 59 doza.
Ndërsa në Sarandë u arrestuan Silvjo Hoxhallari 20 vjeç dhe Jurgen Hoxha 20 vjeç. Ata u kapën në lagjen ”Nr.1”, me 23 doza kokainë.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2201320656820960/?t=0