Loading...

Vrasja e dy kushërinjve shqiptarë, prokuroria italiane kërkon burg përjetë për 5 autorët

Prokuroria e Busto Arsizio-s në Itali ka kërkuar burgim të përjetshëm për 5 shqiptarët që akuzohen si vrasës së dy kushërinjve Agron dhe Alban Lleshaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi ndërmjet 9 dhe 10 nëntor të 2016 në Canegrate të Milanos. Autorë të krimit dyshohet të jenë Edmond, Elidon, Pjetër Llesha, Eduard Nikolli e Fation Stojani, të cilët aktualisht janë pas hekurave.

Sipas mediave italiane, prokuroria bëri këtë kërkesë gjatë seancës gjyqësore që u zhvillua dje. Nga hetimet e deritanishme rezulton se u bënë për pazare droge. Po ashtu ka dyshime se dy viktimat dhe të pandehurit ishin pjesë e grupeve rivale për shitjen e drogës.

Dënimi për 5 të akuzuarit pritet të jepet në muajin shtator.

Por si ka ndodhur ngjarja?

Rreth mesnatës së 10 nëntorit të vitit 2016, dy kushërinjtë shqiptarë Agroni dhe Albani, 29 dhe 36 vjeç, banues në Kanegrate, ishin duke udhëtuar me makinë, kur ata u qëlluan me breshëri plumbash. Një nga shqiptarët që ishte në vendin e pasagjerit ndërroi jetë fill pas ngjarjes, ndërsa shoferi arriti të ngiste makinën për disa qindra metra dhe më pas bëri aksident. Aty, ai ndërroi jetë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com